
Një aksion i policisë së Elbasanit ka çuar në pranga dy vëllezër për kultivim të bimëve narkotike.
Aksioni është zhvilluar në zonën e Gramshit, ku mësohet se janë sekuestruar 30 kg hashash.
Dy vëllezërit e kishin bërë gati lëndën narkotike për ta tregtuar.
Detaje të tjera të operacionit pritet të bëhen të ditura nga vetë policia gjatë orëve në vijim.



