“Koefiçienti” u kodua një operacion i policisë së Tiranës për goditjen e veprimtarisë të kundërligjshme të lojërave të fatit, duke vënë në pranga tre persona.
Gjatë operacionit të koduar “Koefiçienti u konstatua se pronari, dy klientë dhe kamerieri i mitur në një lokal në Rrugën e Dibrës, vinin baste sportive, me celularë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan në flagrancë E. B., 65 vjeç, pronari i lokalit, E. Zh., 36 vjeç dhe O. D., 26 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 17-vjeçarin.



