Shpërndanin drogë në Vlorë, 3 të arrestuar dhe një në kërkim

Shpërndanin drogë në Vlorë, 3 të arrestuar dhe një në kërkim

Tre persona u vunë në prangat e policisë së Vlorës në kuadër të operacionit të koduar “Ndalesa” të dyshuar për shpërndarje lënde narkotike në qytetin bregdetar,

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë E. Q., 22 vjeç, B. K., 48 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia” dhe R. H., 43 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. M., 28 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”.

Drupal Ad

Këta shtetas dyshohen se vepronin si grup, duke siguruar lëndën narkotike, të cilën më pas e ndanin në doza dhe e shpërndanin për shitje në qytetin e Vlorës.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre shtetasve dhe në banesat e tyre, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike të dyshuar për peshimin e lëndëve narkotike dhe 3 aparate celulare të përdorura për aktivitetin kriminal.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy