SPAK ka kërkuar ndihmën e SHBA për hetimet që duket se po pengohen nga institucionet e tjera ligjzbatuese kryesisht policia.
Pas takimit të djeshëm, mes të ngarkuarës me punë, Nancy Van Horn dhe Altin Dumanit, ambasada e SHBA deklaroi se SPAK duhet të mbështet nga të gjitha institucionet e drejtësisë.
Por këtë fakt, gazetari Sokol Bregu, në MCN lajme, e sheh vetëm në suazat e shqetësimeve, por jo edhe të adresimit te emrave konkret nga ana e kreut të SPAK, për të korruptuarit nga radhët e Policisë së Shtetit.
Pas akuzave të njëpasnjëshme te kreut të SPAK, Dumanit, unë do ta shihja si një hezitim edhe të SPAK për të vepruar ndaj uniformave blu.
Kemi kohë që e dëgjojnë që ata janë pjese ë krimit të organizuar, atëherë pse nuk vepron, pse nuk nxjerr fletarrestim ndaj këtyre policëve te korruptuar, nëse ti ke prova se janë vërtet të tillë kjo është një shqetësim. Dhe normalisht shqetësimi i Dumanit mund te jetë i vërtetë se ai mund te jetë duke punuar për prova konkrete, por shqetësimi është një adresim konkret, kam një vit që e dëgjoj një histori të tillë të Dumnai, që ata janë të korruptuar.
Në këtë rast, mendoj se je po aq fajtor sa ata përderisa nuk i heq nga policia, nuk i deklaron këto emra, qoftë edhe me pezullim, drejtoju Gjykatës për pezullime.
Nuk e di pse ndodh, është vetëm shqetësim, se janë te korruptuar por nuk dihet se kush janë, në çdo organizatë ka të korruptuar në bote, por s’mund të mendosh në këtë formë, prandaj çështja janë kush janë, jo që është, se kjo e bën pis tërë organizatën.
Duhet konkretizim ne emra, bëji publiku, të ndihmojnë të gjithë.



