U aksidentua pak ditë më parë në Elbasan, ndërron jetë te Trauma 18-vjeçari

U aksidentua pak ditë më parë në Elbasan, ndërron jetë te Trauma 18-vjeçari

Bjorni Papri, 18-vjeçari i cili u aksidentua disa ditë më parë në fshatin Kuqan të Elbasanit ka ndëruar jetë.

Korrespondenti i MCN TV raporton se i riu nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti fatal i shënuar disa ditë më parë.

Kujtojmë që Bjorni Papri po drejtonte një motor, që u përplas me një automjet në fshatin Kuqan.

Në drejtimin e makinës ishte Silvana Moli, ndaj të cilës u vendos arrest shtëpie pasi ka një fëmijë nën 3 vjeç dhe sipas dispozitave ligjore nuk mund të qëndroj në burg.

Familjarët e të riut apeluan për gjak, por fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e tyre 18-vjeçari ka ndërruar jetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy