Tërmeti i 26 nëntorit/ Bilanci në Shkodër: 35 objekte të dëmtuara rëndë

Tërmeti i 26 nëntorit/ Bilanci në Shkodër: 35 objekte të dëmtuara rëndë

Bashkia e Shkodrës ka bërë një bilanc final në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në total Bashkia ka konkluduar se 35 godina janë dëmtuar seriozisht nga lëkundjet e tërmetit. Bilanci i është dërguar tashmë për dijeni qeverisë (kryeministrit) dhe prefektit të qarkut të Shkodrës.

Ekspertiza e plotë

Kërkesa të regjistruara në Bashki janë 114.

Ndërtesa të dëmtuara seriozisht dhe që kërkojnë ekspertizë në vlerësimin dhe përpilimin e aktit përfundimtar nga Instituti i Ndërtimit janë 35

Më datën 04.12.2019, Bashkia Shkodër i është drejtuar me shkrese zyrtare “Kërkesë për mbështetje eskpertize”, Prefektit të Qarkut Shkodër, Z. Edi Rama Kryeministër, me kërkesën urgjente për ekspertë të specializuar për të realizuar inspektimin më të thelluar dhe përpilimin e aktit përfundimtar të vlerësimit për 35 objektet e dëmtuara seriozisht.

Njekohësisht kemi kërkuar edhe mbledhjen e jashtëzakonshme të shtabit të Emergjencave Civile pranë Prefekturës Shkodër për vlerësimin dhe marrjen e një vendimi lidhur me situatën e krijuar për qytetin e Shkodrës

Deri më tani Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje lidhur me kërkesën e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy