Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit/ Verifikohen materialet zgjedhore në 90 qendra votimi

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit/ Verifikohen materialet zgjedhore në 90 qendra votimi

Komisionari Shtetëror i Zgjedhjeve në një seancë publike miratoi sot rezultatin e përzgjedhjes rastësore të qendrave të votimit që do t’i nënshtrohen këqyrjes paszgjedhore të fletëve të votimit dhe materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet e datës 6 mars 2022.

Verifikimi paszgjedhor konsiston në hapjen e kutive të materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit, si dhe monitorimin dhe vlerësimin e funksionimit të pajisjeve të teknologjisë së informacionit, të përdorura në zgjedhjet e pjesshme për kryetar në 6 bashki të vendit.

Qëllimi i këtij procesi është të verifikojë rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procesit dhe vlerësimit e numërimit të votave.

Për zgjedhjet e pjesshme të datës 6 mars 2022 do të këqyren fletët e votimit dhe materialet zgjedhore për 90 Qendra Votimi për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë dhe Rrogozhinë.

Për bashkinë e Vorës ku u implementua projekti i votimit dhe numërimit elektronik do të bëhet këqyrja e të 44 qendrave të votimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy