
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit i ka propozuar sot Presidentit të vendit, dy emërime të reja për në Gjykatën e Lartë.
KLGJ bën të ditur se Margarita Buhali dhe Enton Dhimitri janë dy emrat e propozuar.
E para, Buhali, është gjyqtare e Apelit të Vlorës që prej vitit 2013. Po ashtu anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Ajo ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe pas kësaj u emërua gjyqtare në Gjykatën e Beratit.
Kurse Dhimitri është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër ku është emëruar që prej vitit 2014.
Ai ka kaluar vetingun pasi KPK-ja e ka konfirmuar në detyrë në janar të vitit 2019.
Në vitin 2005, Dhimitri ka përfunduar shkollën e Magjistraturës, ndërsa më parë ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër në periudhën kohore 2005-2014.
Gjykata e Lartë, momentalisht, ka në përbërjen e saj 14 anëtarë. Por në total duhet të jetë me 17 anëtarë.



