Vrau Emiljano Ndoun/ Lihet në burg Mark Kodra: Çfarë është bërë, është bërë

Vrau Emiljano Ndoun/ Lihet në burg Mark Kodra: Çfarë është bërë, është bërë

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Mark Kodra, autori i vrasjes së Emiljano Ndou në Bardhaj.

47 vjeçari ka deklaruar në gjykatë se “ajo punë ka ndodhur…çfarë është bërë është bërë”, ndërsa nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme.

Avokati mbrojtës i caktuar nga gjykata Gulit Hasanaj ia la gjykatës vleftësimin si të ligjshëm ose jo të arrestimit dhe masën e sigurisë.

Gjykata cilësoi si të ligjshëm arrestimin dhe vendosi “arrest me burg” për Mark Kodrën.

Shtetasi Mark Kodra ka pranuar se është ai autori i vrasjes dhe ka sqaruar se konflikti ka nisur para një viti dhe më pas është përshkallëzuar derisa viktima sipas autorit i ka rrahur djalin këtij të fundit edhe pse e kishin lajmëruar disa herë që të bënte kujdes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy