E kthyen lokalin në vend për organizimin e lojërave të fatit/ Tre në pranga, shtatë të proceduar 

E kthyen lokalin në vend për organizimin e lojërave të fatit/ Tre në pranga, shtatë të proceduar 

Tre shtetas, mes të cilëve administratori i një lokali janë arrestuar, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pas e kishin kthyer ambientin e bar-it në një vend për organizimin e lojërave të fatit. 

NJOFTIMI 

Zbulohet një lokal i paregjistruar në organet tatimore, që ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit. Vihen në pranga 3 shtetas (njëri prej tyre administratori i lokalit) dhe procedohen në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë në këtë lokal, duke organizuar/luajtur lojëra fati të paligjshme.   Sekuestrohen 1 tavolinë për lojën e pokerit, 3 valixhe me çipsa, 6 pako me letra bixhozi, 4 celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një lokal ku luheshin lojëra fati, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Adaptimi". Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:   

A. M., 26 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, për veprat penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", "Organizimi i lotarive të palejuara", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar";
E. K., 38 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit"; M. S., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara". Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara", për shtetasit: R. I., 25 vjeç, K. L., 20 vjeç, F. K., 30 vjeç, E. M., 30 vjeç, D. B., 36 vjeç, E. Sh., 28 vjeç dhe K. K.,  49 vjeç, banues në Maliq dhe në Korçë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë të gjithë këta shtetas, duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal të paregjistruar në organet tatimore, që e kishte marrë me qira dhe e administronte shtetasi A. M. 
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy