Vrasja e 14-vjeçarit, Pula: Paqartësi në dinamikën e ngjarjes (VIDEO)

Vrasja e 14-vjeçarit, Pula: Paqartësi në dinamikën e ngjarjes (VIDEO)

Gazetari Besmir Pula për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në afërsi të shkollës “Fan Noli”, thotë se që nga momenti i parë që është bërë njoftimi nga policia e deri në këto momente ka pasur disa paqartësi për dinamikën e ngjarjes dhe më tej marrjen në pyetje të dëshmitarëve okularë.

Duke folur për “MCN Informacion” deklaroi se referohej se kishte ndodhur një sherr mes tre të rinjve, ku njëri humbi jetën, por se nuk ka një deklaratë të plotë që të tregojë gjithë dinamikën nga fillimi deri në fund se si ndodhi ngjarja.

Në procesverbalin e Oficerit të Policisë Gjyqësore në vendngjarje, është marrë dhe dëshmi.

Është ripyetur dy herë lidhur me ngjarjen dhe sipas policisë nuk kemi një autor të dytë, por vetëm autorin e parë i cili sot nga një spital privat u dërgua në burgun e Kavajës.

Kemi edhe dëshminë e babait të të plagosurit i cili hedh akuza se në këtë ngjarje ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë.

Policia thotë se kemi pamje filmike në afërsi të vendin e ngjarjes, por jo në vendin e ngjarjes, se ndoshta dinamika do ishte më e qartë, si pjesa se kush e transportoi autorin në spital.

Autori menjëherë pas ngjarjes publikoi foto në rrjetën sociale, me thikën në dorë, me dorën e plagosur dhe me dorën e ngritur në formë superioriteti.

Duhet të sqarojë policia se kush e shoqëroi fëmijën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy