Një i ri ka humbur jetën në Dibër pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vakuf, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Flori Ciku.
Mësohet se 19 vjeçari është paraqitur në spitalin rajonal të Dibrës pa shenja jete.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



