
Një banesë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori” të këtij qyteti. Ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse.
Banesa e përfshirë nga flakët ndodhet në katin e parë, ndërsa nuk dihen shkaqet e zjarrit.



