Paraditen e sotme në hyrje të portës së kalasë së Elbasanit janë konfliktuar pronarët e dy dyqaneve. Bëhet me dije se dy personat fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas situata ka degraduar në përleshje fizike.
Musa Kurmaku, njeri prej të përfshirëve në konflikt ka mbetur i plagosur.
Mendohet se konflikti ka nisur për shkak të marrjes së klientelës.



