Një apartament në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga zjarri gjatë mbrëmjes së sotme.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrëfikëse dhe ato të policisë, të cilët bënë të mundur evakuimin e banorëve por edhe shuarjen e flakëve.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në apartament, ndërsa kanë rrezikuar të digjen edhe hyrje të tjera.
Nga hetimet paraprake, dyshohet që shkak për zjarrin të ketë qenë një rezistencë nga e cila është shkaktuar masë elektrike. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



