Dy shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Për pasojë të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Më datë 17.04.2023, rreth orës 11:20, në ish-Bllok, në një lokal, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç. Si pasojë, të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.



