Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, prangoset një person dhe bashkëpunëtori i dyshuar në Korçë

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, prangoset një person dhe bashkëpunëtori i dyshuar në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një person dhe bashkëpunëtorin e tij, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në  bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. A., 24 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë dhe P. C., 35 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur pranë fshatit Buqezë, Pogradec, shtetasin A. A., duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se edhe shtetasi P. C., është bashkëpunëtor i 24-vjeçarit në këtë veprimtari të paligjshme, pasi u konstatua me mjetin tip “Opel”, duke kryer mbikëqyrjen e rrugës.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy