Tre makina janë përplasur me njëra tjetrën, në një aksident të shënuar pasditen e së premtes në aksin kombëtar Memaliaj-Mallakastër.
MCN sjell pamje nga vendi i ngjarjes dhe mëson se aksidenti është shënuar në afërsi të fshatit Qesarat.
Më konkretisht shiu i rënë ka shkaktuar një varg përplasjesh të mjeteve në kthesën afër Qesaratit, ku tre makina janë përplasur me njëra tjetrën.
Si pasojë e aksidentit janë shënuar dëme materiale si dhe plagosje të lehtë të personave që ndodheshin në mjetet e aksidentuara.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, për të zbuluar rrethanat që çuan në aksident.



