Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur pasditen e sotme në një kantier ndërtimi në zonën e Kunës, në Shëngjin, ku një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.
Sipas burimeve për MCN TV, viktima është një 32-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.
Ai po punonte në kantier kur për arsye ende të paqarta ka rënë nga lartësia, duke pësuar dëmtime fatale për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.



