
Lëvizja Feministe Studentore, ka ndërprerë sot Konferencën ‘STEMinists’24’ e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).
Kërkesa e tyre ishte përjashtimi i profesorit, Xhevat Krasniqi, nga Universiteti i Prishtinës, i akuzuar për ngacmim seksual nga 27 studente.
Të pranishëm në këtë konferencë ishte ministrja Arbërie Nagavci, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Gjatë kohës kur rektori Qerimi doli të mbante fjalën aktivistët e Lëvizjes Studentore Feministe dolën me pankarta në duar “Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, “Ministre a je e sigurt se toleranca ndaj ngacmimeve seksuale është zero”, “Rektor, pse po heshtë”, etj.
Fjalimi i rektorit sot nuk do të mbahet, sepse rektori nuk ka folur asnjë fjalë nga 27 çikat protestuese. Ne kemi kërkuar qëndrim publik te rektori jo takim privat me dyer të mbyllura. Sepse sipas rregullores kundër ngacmimeve seksuale e cila është aktualisht në fuqi në UP procedurat brenda UP-së duhet të zhvillohen të pavarura prej procedurës penale. Pra, procedura penale e heton një vepër penale që e ka kryer profesori, ngacmimin seksual si vepër penale, derisa rregullorja e heton ngacmimin seksual si shkelje etike, nene 11 pika 7 është shkelur me nënshkrimin e rektorit për suspendimin e profesorit Xhevat Krasniqi.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, e ka pezulluar nga puna profesorin e rregullt të Fakultetit të Edukimit, Xhevat Krasniqi, i denoncuar për ngacmim seksual nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë.
Në vendimin e Rektoratit për këtë rast thuhet se KE e ka rekomanduar pezullimin e Krasniqit derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e Prokurorisë së Shtetit.



