
20 vite e 8 muaj burg për dy të pandehurit Altin Myslihaka dhe Ardian Bega, të cilët u kapën duke tentuar të trafikonin 137 kg kokainë në shtator të 2019.
SPAK ka kërkuar 12 vite burg për Altin Myslihakën dhe 8 vite e 8 muaj burg për Ardian Begajn. Për porositësin e kokainës, Gentian Malindin janë pezulluar hetimet pasi ndodhet në arrati.
Sakaq, kujtojmë se kokaina u pikas nga uniformat blu të Greqisë, të cilat kanë bërë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut.
Më pas, kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e kontejnerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.



