Ruanin parfume kontrabandë, arrestohet 31-vjeçari dhe procedohet bashkëshortja e tij në Tiranë

Ruanin parfume kontrabandë, arrestohet 31-vjeçari dhe procedohet bashkëshortja e tij në Tiranë

Një rast i kontrabandës së mallrave pa akcizë është goditur këtë të martë nga policia e Tiranës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë, ndërsa është proceduar penalisht dhe bashkëshortja e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tyre, në rrugën “Bardhyl” policia ka gjetur dhe sekuestruar 132 litra parfum dhe esencë parfumi, të cilat ishin depozituar në bidona plastikë dhe nuk posedonin dokumentacione.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë“ dhe “Fshehje të ardhurash“ të shtetasit S. K., 31 vjeç, dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij”, njofton policia.

Materialet proceduriale iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy