E rëndë në Tiranë/ Gruaja plagos me thikë burrin

E rëndë në Tiranë/ Gruaja plagos me thikë burrin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Paskuqan, Tiranë, ku gruaja dyshohet se ka plagosur me thikë burrin. Sipas policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 20:50, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi A. Sh., 25 vjeç.

Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ngjarja mendohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes çiftit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç.

Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy