Dy javë pas zhdukjes së teknologut të Uzinës së Ballshit, Mjekësia Ligjore ka përcaktuar se ai u qëllua me mjete prerëse dhe iu vu zjarri. Shefo Duraj, 57 vjeç, kishte telefonuar familjarët, duke iu thënë se do të shkonte në Skrapar dhe prej asaj kohe nuk pati asnjë lajm për të, derisa u gjet i vdekur.



