
Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në Divjakë ku gruaja ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur me jetë bashkëshortin e saj.
Burime policore bëjnë me dije se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Z. (L)., 54 vjeçe, banuese në Ferras, Divjakë, pasi ka kanosur për jetën dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit.
Nuk dihen arsyet e kësaj dhune, ndërsa ka qenë vetë bashkëshorti i dhunuar ai që ka bërë denoncimin në komisariatin e policë duke kërkuar ndihmë.
Lidhur me ngjarjen, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



