Manastirliu: 600 të lënduar në spitalet e vendit

Manastirliu: 600 të lënduar në spitalet e vendit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga spitali rajonal i Durrësit tha se po marrin shërbim nga 176 qytetarë në këtë spital, asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë. “Kemi përforcuar ekipet e urgjencës, këtu në Durrës sapo kanë mbërritur ekipet e urgjencës nga Shkodra për të ndihmuar për përballimin e situatës. Në spitalet e Tiranës, Durrësit, Krujës, Kurbinit dhe Lezhës kanë marrë shërbim mbi 600 të lënduar si pasojë e tërmetit”, tha Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë marrë masa për furnizimin me medikamente dhe materiale mjekësore dhe ekipi i urgjencës po organizon shërbimin në territor. Janë mbi 500 thirrje të përballuara nga Urgjenca Kombëtare, e cila ka kryer 120 misione me autoambulancë. Ekipet mjekësore aktualisht është në gjendje gatishmërie të plotë në spitale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy