Aksident në aksin Vorë–Fushë Prezë, humb jetën 23-vjeçarja

Aksident në aksin Vorë–Fushë Prezë, humb jetën 23-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një të reje është regjistruar në mesnatë në aksin rrugor Vorë–Fushë Prezë, në afërsi të Vorës.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:00 të datës 13.02.2026, ku shtetasja me iniciale E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që drejtonte. Si pasojë, mjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

 

E reja është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

 

Sipas njoftimit paraprak të policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy