
Një aksident i dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin “Migjeni”, me pasojë plagosjen e dy personave.
Sipas policisë, një motor përplasi një këmbësor dhe më pas është përplasur me një mjet tjetër. Të plagosur janë këmbësori dhe drejtuesi i motomjetit, të cilët ndodhen në spital.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.03.2022, në Unazë të Re, te bulevardi “Migjeni”, motomjeti me drejtues shtetasin L. D., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. M., dhe më pas drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R. Gj. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi L. D., dhe shtetasi B. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



