
Një endacak është aksidentuar prag mbrëmjen e së dielës në Lushnjë, në aksin rrugor Grabjan- Tre urat.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se ka qenë një mjet tip furgon ai që ka përplasur 60-vjeçarin Flamur Merzheku duke e lënë të plagosur.
I dëmtuari është dërguar në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Sakaq nga ana e policisë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit.



