Një operacion i policisë së Elbasanit i koduar “Start” ka vënë në pranga një person i cili mbante armë në banesë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një person mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin gjatë të cilit u bë arrestimi i K. R., 46 vjeç, banues në Elbasan.
Prangosja e tij u bë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 46-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe një thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



