
Një person ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pasi gjatë kontrollit është kapur me doza kokaine në makinë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe veprimeve hetimore, kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin R. D., 46 vjeç, banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm, në afërsi të Mbikalimit të Fllakës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Citroen” që drejtohej nga 46-vjeçari, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



