Plagoset me thikë një person në Sarandë, shpallet në kërkim autori

Plagoset me thikë një person në Sarandë, shpallet në kërkim autori

Një person ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta. Burime nga policia, bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1, ku shtetasi D. G., dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. R.

Ky i fundit, është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.05.022, në lagjen nr.1, Sarandë gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi D. G., ka goditur me mjet prerës shtetasin D. R., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e shtetasit D. G.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy