
Një çantë e dyshimtë është lënë pranë një hoteli pranë zonës së njohur si Vila e Zogut në Durrës.
Dyshohet se brenda saj mund të ketë një sasi lënde plasëse.
Burime bëjnë me dije se pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke evakuar njerëzit.
Për neutralizimin e mjetit shpërthyes është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv.
Pasi u bë shpërthimi i kontrolluar, rezultoi se brenda çantë kishte lëndë plasëse.



