U kap ‘mat’ në tentativë për të vjedhur një magazinë në Elbasan, në pranga 36-vjeçari

U kap ‘mat’ në tentativë për të vjedhur një magazinë në Elbasan, në pranga 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është arrestuar pasi, tentoi të vidhte edhe në një magazinë në fshatin Labinot.

Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë dhe të denoncuara nga qytetarët e dëmtuar, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. B. është gjithashtu autor i vjedhjes së një sendi me vlerë, në një objekt kulti, në qytetin e Elbasanit, vjedhje e dyshuar e kryer më datë 24.12.2022, por e denoncuar në Policinë e Elbasanit, më datë 04.08.2023, nga një përfaqësues i këtij objekti kulti.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 36-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy