
Policia e Shtetit ka bllokuar plotësisht hyrjen e protestuesve në Sheshin “Skënderbej” në orët e para të mesditës së sotme, duke mos lejuar asnjë lloj grumbullimi në pikën qendrore të kryeqytetit.
Gjatë këtij operacioni bllokues në ditën e shtatë të revoltës, dhjetëra efektivë të pozicionuar rreth sheshit dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë ndërhyrë me forcë, duke shoqëruar disa të rinj që tentonin të mblidheshin.
Sipas dëshmive të para dhe raportimeve nga terreni, forcat e rendit kanë hyrë në shesh edhe me mjete operative.



