Pas reshjeve të dendura të shiut, të cilat shkaktuar përmbytje në Shkodër e Malësi të Madhe, si dhe dy viktima, veriu i vendit është mbuluar nga dëbora.
Mëngjesin e sotëm maja e malit të Gjallicës, Koretnikut dhe bjeshkët e larta malore janë zbardhur nga dëbora.
Bashkia Tropojë po punon për hapjen e rrugëve të dëmtuara, apo aty ku ka pasur rrëshqitje dherash.
Ndërkohë rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.



