
Në Podujevë të Kosovës është bërë sot zbulimi i shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Kryeministri Albin Kurti gjatë zbulimit të shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, tha sot në Podujevë, ka thënë se Demaçi e ka kthyer lirinë në kusht të ekzistencës.
Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi si dhe familja e Demaçit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij ka thënë se kjo përmendore është shenjë e guximit.
Ai e quajti Demaçin i përvuajturi më i fortë për përvojën më të madhe të dashurisë për liri.
Ky njeri i madh që sot ia lartësojmë në mënyrë solemne peshën e gurit, e ktheu lirinë në kusht të ekzistencës.
Adem Demaçi prehet i qetë sepse jetoi përnjëmend. Kjo përmendore do të deklarojë para brezave një virtyt të dyfishtë të shoqërisë. Kjo përmendore është njëherësh shenja e guximit dhe barra e drejtësisë që ne i premtojmë vetvetes si garanci të një të ardhme që ja vlen.
Përgëzime për këtë përmendore për të përvuajturin tonë më të fortë për përvojën më të madhe të dashurisë për liri.
Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës.
Në vitin 1991 ishte nderuar me çmimin prestigjioz “Saharov” nga Parlamenti Evropian, nderimi më i lartë që Bashkimi Evropian ua ndanë personaliteteve botërore për lirinë e mendimit dhe përpjekjeve siperane për të drejtat e njeriut.
Demaçi, ka ndërruar jetë më 26 korrik 2018.



