
Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës në vendin tonë.
Më e forta, ajo e orës 1:40 pas mesnate, me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter dhe thellësi 10 kilometër, e pati epiqendrën në Rrushkull të Durrësit.
Lëkundje të tjera më të lehta janë regjistruar gjatë mbrëmjes së kaluar.
Gjatë mbrëmjes kanë rënë katër, në orën 21:05 me magnitudë 2.9, në orën 21:13 me magnitudë 2.4, në orën 22:14 me magnitudë 2.6 në Korçë, dhe në orën 23:45 me magnitudë 2.0.
Kurse tre të tjerët kanë qenë në zonën mes Fushë- Krujës dhe Durrësit.



