13-vjeçari i zhdukur në Elbasan gjendet në Malin e Tomorrit, policia: Nuk rezulton të jetë shfrytëzuar

13-vjeçari i zhdukur në Elbasan gjendet në Malin e Tomorrit, policia: Nuk rezulton të jetë shfrytëzuar

Pas rreth një muaji nga denoncimi për zhdukjen e tij, 13-vjeçari nga Elbasani është gjetur në zonën e Malit të Tomorrit dhe është rikthyer pranë familjes.

 

Lajmi është bërë publik edhe përmes disa videove të shpërndara në rrjetet sociale, ku i mituri rrëfen se gjatë periudhës që ka qëndruar larg shtëpisë është mbajtur dhe shfrytëzuar. Në një prej videove, ai shprehet gjithashtu se prej rreth një jave ka frikë të dalë nga banesa.

 

Por versioni i policisë është ndryshe.

 

Sipas policisë, familja ka bërë denoncim për zhdukjen e të miturit, i cili ka ikur nga banesa disa herë. Herën e fundit ai është gjetur në zonën e Malit të Tomorrit.

 

Burime policore bëjnë me dije se, në rastet kur 13-vjeçari është gjetur, ai ka deklaruar se ishte larguar vetë nga shtëpia. Sipas deklarimeve të tij në polici, ai kishte shkuar në zonën e Malit të Tomorrit pasi mendonte se atje mund të fitonte para.

 

Policia thotë se nuk ka pasur pretendime për shfrytëzim dhe se nga verifikimet e kryera nuk rezulton që i mituri të jetë shfrytëzuar. Për këtë arsye, deri tani nuk ka persona të arrestuar në lidhje me rastin.

 

Ndërkohë, deklaratat e bëra nga 13-vjeçari në videot e publikuara në rrjetet sociale kanë ngritur pikëpyetje mbi atë që ka ndodhur gjatë periudhës që ai ka qëndruar larg familjes. Rrethanat e plota të qëndrimit të tij në zonën e Tomorrit mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy