
Gjergj Doçi ka rrëfyer sot se si dy persona të maskuar dhunuan atë dhe bashkëshorten e tij, pasi kishin hyrë në banesën e tij në Spiten të Lezhës për të grabitur.
61-vjeçari tregoi se ata ishin veshur me të zeza dhe të armatosur. Për shkak të maskave, nuk arriti t’i njihte.
“Autorët u larguan në këmbë, nuk e di si erdhën. Kërkuan para, iu thashë: nuk kemi. Njeri kontrollonte, tjetri rrinte me armë në kokë. Nuk munda t’i njoh prej maskave. Ishin të maskuar dhe me rroba të zeza. I pyeta kush janë, më goditën, gruan e goditën më rëndë.”
Nga goditjet, Vitore Doçi ka marrë dëmtime të lehta, e për pasojë është transportuar drej spitalit të Traumës.
Autorët arritën të merrnin një sasi lekësh dhe dy aparate celularë.



