
Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë që prej orëve të mëngjesit të sotëm nga moti i keq, kryesisht me stuhi shiu.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se reshjet e shiut me intensitet mesatar që kanë përshkuar vendin nuk kanë sjell problem për akset nacionale dhe rrjedhimisht edhe për qarkullimin e mjeteve.
Kontraktorët e mirëmbajtjes, bën të ditur ARRSH, janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve në trup të rrugës .Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.



