Aksidentoi për vdekje të riun në Elbasan dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi 65-vjeçar

Aksidentoi për vdekje të riun në Elbasan dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi 65-vjeçar

Zbardhet aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një 20-vjeçari, ngjarje e ndodhur më datë 23 janar të këtij viti në unazën e qytetit, ndërsa në pranga ka rënë shoferi.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 23.01.2023.

Si rezultat, nga shërbimet e Policisë u bë identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit Astrit Dimo, 65 vjeç, banues Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, mbrëmjen e datës 23.01.2023, në unazën e qytetit, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin Fiori Sula, 20 vjeç, banues në Elbasan, i cili po lëvizte me këmbë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Në vijim të veprimeve, automjeti tip “Benz” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy