I dënuar me 5 vite burg pasi transportoi emigrantë të paligjshëm, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

I dënuar me 5 vite burg pasi transportoi emigrantë të paligjshëm, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 31-vjeçarin Edison Ismaili i cili ishte i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Bëhet me dije se 31-vjeçari në vitin 2019, në Pogradec, ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për të transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Njoftimi: Tiranë/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Bridge".

Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Brigde".

Si rezultat i këtij operacioni, në vendin e quajtur "Ura e Beshirit", u bë kapja e shtetasit në kërkim Edison Ismaili, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", pasi në vitin 2019, në Pogradec, ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për të transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy