Cakrani: Banale pretendimet e SPAK për kërcënime nga politika. Lufta me krimin kibernetik është humbur 

Cakrani: Banale pretendimet e SPAK për kërcënime nga politika. Lufta me krimin kibernetik është humbur 

Avokati Kujtim Cakrani tha në MCN Live se duhet të heqim dorë nga prokuroria speciale, duke theksuar se strategjitë dhe planet e masave merren vetëm në vende me autokraci.

Ai kërkoi të ngrihet një strukturë në SPAK për të luftuar krimin kibernetik.  I pyetur në lidhje me strategjinë e SPAK-ut për të parandaluar ndërhyrjet politike, Cakrani tha:

Jemi i vetmi vend me dy prokurori, ku prokurori i përgjithshëm s’ka asnjë kompetencë. Prokuroria shqiptarë duhet t’i kthehet normalitetit dhe duhet të heqim dorë nga prokuroria speciale. Nuk besoj te platformat speciale. Strategjitë dhe planet e masave merren vetëm në vende me autokraci”.

I pyetur sa i rrezikuar është SPAK-u nga grupet kriminale, Cakrani tha:

Duhen rekrutuar vajza dhe djem të rinj që kanë njohuri të thelluara në informatikë dhe kibernetikë, pasi është një luftë ku po rriten standardet e krimit të organizuar. Policia dhe Prokuroria me të drejtë kanë ngritur këtë alarm. Mendoj që janë shumë pas sa i përket luftës me krimin kibernetik, dhe deri më tani e kanë humbur këtë luftë. Arrestohen vetëm persona që lënë gjurmë, 1 në mijë”

I ndalur te shantazhi që u bëhet prokurorëve nga grupet kriminale dhe politika, Cakrani u shpreh:

Nuk besoj te kërcënimi i grupeve kriminale. Edhe pjesa që ndihen të kërcënuar nga politika, edhe kjo s’qëndron. Politika dhe prokuroritë janë gjithmonë në një luftë të ashpër me njëri-tjetrin. Nëse ata s’e mbajnë presionin të dorëhiqen dhe të lënë njerëz të tjerë. Këto pretendime të prokurorëve të SPAK-ut i gjej banale dhe fyese, nuk justifikohet paga 10 mijë euro me pretendimin se po kërcënohem”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy