
Dy aksidente janë regjistruar në zonën e Laprakës dhe te Shkëmbi i Kavajës, ku të përfshirë kanë qen dy autoambulanca.
Gazetari Besmir Pula, shpjegoi për ‘MCN live’, si ndodhën aksidentet.
Të paktën nga informacionet që kam marrë nga Drejtoria e Policisë Rrugore e Tiranës për këtë aksident afër Kupolës nuk raportohet se ka pasur lëndime të rënda, kryesisht të lehta të pacienti dhe shoferi i ambulancës të cilët janë dërguar në spital dhe pas marrjes së shërbimit janë larguar në banesë kurse pacienti ka vijuar me trajtimin shëndetësor të sëmundshmërisë së tij.
Poashtu edhe dje pamë një aksident te Shkëmbi i Kavajës ku një autoambulance poashtu në të njëjtën mënyrë ishte përmbysur duke plagosur një të afërm që shoqëronte 65-vjecaren e sëmurë dhe një infermier i cili ishte pjesë e stafit ndihmës. Ambulanca po vinte nga qyteti i Beratit për të transportuar pacientin në Tiranë.
Të dy këto aksidente kishin dëmtime të lehta. Autoambulancat kanë rrezikshmëri të lartë pasi bartin persona të sëmurë dhe risqet që ata të humbin jetën në ngjarje tragjike apo të rëndohet gjendja e tyre shëndetësore është më e lartë kur ambulanca përfshihet në këto aksidente rrugore.



