Është arrestuar në Angli një 60-vjeçar shqiptar me iniciale S.S i dënuar me 24 vjet burgim, për vrasje me paramendim.
Gjykata e Dibrës, e ka dënuar këtë shtetas, me 24 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Më datë 24.12.1999, shtetasi S.S ka vrarë me armë zjarri (automatik), shtetasin B. K.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Manchester, me qëllim ekstradimin e 60-vjeçarit, në Shqipëri.



