Vidhnin biçikleta, “Pedals” vë në pranga 4 të dyshuar në Tiranë

Vidhnin biçikleta, “Pedals” vë në pranga 4 të dyshuar në Tiranë

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Pedals” ka vënë në pranga 4 persona të dyshuar për vjedhje biçikletash, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, vunë në pranga M. D., 20 vjeç, K. M., 19 vjeç, E. C., 18 vjeç dhe D. L., 20 vjeç, të katërt banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, M. M., 19 vjeç, banues në Berat.

Pesë të rinjtë dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa biçikleta, në kohë dhe në vende të ndryshme.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se më datë 26 maj, në Rrugën e Dibrës, kanë vjedhur një biçikletë me vlerë 5000 euro.

Gjatë kontrolleve të banesave të tyre, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, katër biçikleta të dyshuara të vjedhura.

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer të dyshuarit, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy