Eksperti i sigurisë, Faik Basha për vrasjen e djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendi, 27-vjeçarit Klaudio Prendi në Tiranë, thotë se ngjarja duket e tipit mafioz.
Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se të gjitha ngjarjet kanë një metodologji, mënyrën e ekzekutimit, djegies së mjetit.
Nuk kemi të bëjmë me dy grupe vrasësish me pagesë, por një numër i jashtëzakonshëm 30-40 grupe vrasësish me pagesë që kryejnë këto krime.
Të gjitha elementët të çojnë që të jetë një eliminim me pagesë.
Ajo që bën që vendi ynë përfshihet në atentate të njëpasnjëshme, nuk po kuptojmë dot se cila shtresë e popullsisë është kthyer në shërbim të këtyre grupeve kriminale dhe cila shtresë është kthyer në grup të strukturuar, del çuni i prokurorit, çuni i gjyqtarit.
Dy janë pistat kryesore, aktiviteti i gjyqtarit dhe vendimet e forta që ka dhënë.
Duhet parë dhe aktiviteti i 27-vjeçarit se vajza dhe djem në moshë të re qarkullojnë me mjete luksoze, që nuk dihet si i kanë bërë.
Shqipëria me këtë lloj krimi dhe aktiviteti kriminal do të kthehet si një fushë betejë krimi si Italia e viteve 70-80.



