Atentati në Shkodër/ Bregu: Krimi nuk është i mirëmenduar

Atentati në Shkodër/ Bregu: Krimi nuk është i mirëmenduar

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se atentati në Shkodër ku humbën jetën 2 persona e u plagosën 2 të tjerë nuk është një krim i mirëmenduar.

Sipas Bregut Shkodra ka për të vazhduar në një situatë të tillë sa kohë asnjë nga vrasjet nuk zbardhet.

Aty ndodhet një anëtar i familjes Bajri, nuk e dimë nëse ishte ai shënjestra. Duket që nuk është krim i mirëmenduar. Shkodra ka për të vazhduar në një situatë të tillë sa kohë asnjë nga vrasjet nuk zbardhet. Kemi historinë e Dobraçit, që po mbush vitin. Parandalimi nuk është prezenca e policisë në rrugë. Vrasjet i parandalon gjetja e autorëve të vrasjeve të mëparshme.

Ende nuk e dimë kush është shënjestra. Në Shkodër nuk ka lidhje ora. Një nga personat që ka marrë pjesë është Ragim Gila. Duket që nuk është aq i aftë. Mund të dalë një arsye tjetër e këtij krimi, jo ajo që është në dukej. Në momentin e parë që dëgjon thua histori hakmarrjeje, por shohim se çfarë do të deklarojë në polici. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy