Arsenal armësh në Nikël/ Pula: Në kërkim Ylli Zalla. Nga banesa e tij dyshohet se ka dalë makina e atentatorëve të Rinasit (VIDEO)

Arsenal armësh në Nikël/ Pula: Në kërkim Ylli Zalla. Nga banesa e tij dyshohet se ka dalë makina e atentatorëve të Rinasit (VIDEO)

Policia ka zbuluar një arsenal armësh dhe minash në zonën e Niklës, gjatë kontrolleve të kryera pas ekzekutimit mafioz të Gilmando Danit në Rinas. Si rezultat i hetimeve, një person është shpallur në kërkim.

Gazetari Besmir Pula, në një lidhje për “MCN Live”, bëri të ditur se është identifikuar një prej personave që dyshohet se ka pasur armët në posedim.

 Bëhet fjalë për Ylli Zallën, i cili aktualisht është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se u ka siguruar armët autorëve të atentatit.

Në kuadër të operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë.

Operacioni, ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 12.11.2025, te rrethrrotullimi i Rinasit. Zbulohet një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.

Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë:-3 kallëpë tritol;

-12 granata dore sulmuese;

-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina); -3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë; -4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh; -6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm; -2 kg e 25 gramë Cannabis.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi Ylli Zalla, 48 vjeç.

Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit. 

Arsenali që u zbulua në Fushë Krujë ka qenë i Ylli Zallës, një person me precedent të mëparshëm kriminal. 

Nga banesa e tij dyshohet gjithashtu se ka dalë makina e vrasësve të Rinasit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy